Connect with us

Shëndetësi

Hoti: Qeveria e përkushtuar në luftën kundër pandemisë

Publikuar

 Kryeministri Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Pleurat Sejdiu.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Hoti falënderoi profesionistët shëndetësorë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e deri në ditët e sotme ishin në krye të detyrës duke kryer me sukses misionin e tyre.

Shefi i ekzekutivit nga përfaqësuesit shëndetësorë është njoftuar rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës e ka prioritet të parë luftimin e saj dhe do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe infrastrukturën mbështetëse për të parandaluar përhapjen e virusit dhe trajtuar rastet e prekura.

Me këtë rast, Hoti ka theksuar se Qeveria do të vërë në zbatim një strategji afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë, me qëllim që të ketë nën kontroll situatën me pandeminë. Kjo qasje, sipas tij, është e nevojshme pasi masat e izolimit dhe distancimit fizik nuk mund të vazhdojnë të mbesin armët e vetme në luftën kundër virusit.

“Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera”, tha Hoti.

Ai vlerësoi se vetëm një qasje e tillë e menaxhimit të pandemisë ku fillimisht vendoset kontrolli e pastaj vendosen masat për identifikim të hershëm të rikthimit të virusit, mundëson kthimin në normalitet.

Ndërsa, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës shprehën gatishmërinë e tyre që me tërë kapacitetin profesional dhe njerëzor të punojnë për luftimin e kësaj pandemie, duke bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit,

 

NA NDIQ NË FACEBOOK