Kosovë
Hoti pyetet nëse do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë: Këtë çështje ma la Kurti në tavolinë

Kryeministri Avdullah Hoti i pyetur sonte në Rubikon nëse do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, ka thënë se këtë çështje Albin Kurti ia ka lënë në tavolinë, transmeton Periskopi.
Kurti ma ka lënë në tavolinë cështjen e mabajtjes s zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ka mundur ta marrë këtë vendim, por nuk e ka bërë’’
‘’’Do të sillem në përputhje me obligimet e mia si kryeministër duke i zbatuar qëndrimet dhe zotimet karshi miqve ndërkombëtarë. Nuk mund të them ende asgjë. Ka zotime dhe unë do t’i respektoj’.
Hoti ka sqaruar po ashtu se në zyrën e zv/kryeministrit Goran Rakiq vazhdojnë të jenë simbolet e shtetit të Kosovës.
‘’Shpifje dhe nuk qëndron. Flamuri e simbolet janë aty ku kanë qenë. Të gjitha simbolet. Nuk kam diskresion. Në ditët e ardhshme ju do ta shihni vet dhe do të vërtetohet që janë aty’’/PERISKOPI/





















