Connect with us

Kosovë

Hoti për Osmanin që nuk udhëhoqi seancën: I ka takuar, është dashtë, por aspak s’më ka mërzitur

Publikuar

Kryemistrit të Kosovës, Avdullah Hotit nuk i ka mbetur hatri që senaca për votimin e tij nuk është udhëhequr nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila njëherëshit është pjesë e LDK’së.

Hoti ka thënë se Osmani e ka pasur obligim kushtetues që të udhëheq senacën, por edhe ka të drejtë të delegojë dikë tjetër.

Ai ka thënë në RTK se aspak nuk i ka mbetur hatri për këtë gjë.

“I ka taku, është dashtë. E ka obligim kushtetues ta udhëheqëq por ka drejtë ta delegojë edhe një nënkryetar tjetër”

“Jo aspak, aspak fokusi im është tjetër kund, nuk është tek sjelljet e individëve të caktuar, por t’i dal zot programit që e kemi nënshkruar me partnerët e koalicionit, para qytetarëve…”, u shpreh ai./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK