Kosovë
Hoti pas takimit me Thaçin: Se kush e udhëheqë dialogun, kompetencat janë të qarta

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të ketë një koordinim për dialogun Kosovë-Serbi.
Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, tha se ia ka prezantuar kreut të shtetit platformën për dialog me Serbinë.
Ai tha se sa i përket udhëheqjes së dialogut, kompetencat janë të qarta sipas Kushtetutës së vendit.
“”Kushtetu4esa është shumë e qartë në këtë drejtim Kompetencat e mia edhe të presidentit janë të qarta në këtë drejtim. I kemi rolet e ndara, por është e rëndësishme që në këtë proces të jemi të koordinuar dhe të jemi së bashku”, tha Hoti./Periskopi/






















