Connect with us

Kosovë

Hoti mundohet të bashkojë BE-në me ShBA-në: Jo, nuk po konfrontohen

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur nuk sheh konfrontim mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me procesin dialogues Kosovë-Serbi.

“Unë nuk shoh konfrontim mes Brukselit dhe Uashingtonit. Unë mendoj se janë komplementare. Unë nuk shoh dy procese”, ka theksuar Hoti në RTK, transmeton Periskopi.

Ai ka folur edhe për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës dhe zhvillimet e fundit pas para aktakuzën e Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Edhe në Paris e edhe Bruksel do të jetë shteti i Kosovës, kjo çështja e delegacionit, është e qartësuar me Kushtetutë”,

“Zhvillimet e fundit kanë kriju një situatë të re por e kemi maturin e nevojshme për këto situata ku gjithë së bashku do ta kalojmë këtë”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka thënë se beson që shumë shpejt do të ketë një takim të ri në Uashington pas anulimit të këtij të fundit që pritej të mbahet me 27 qershor./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK