Connect with us

Kosovë

Hoti: Kurti ishte konfrontues me partitë rreth procesit të dialogut, unë do t’i ftoj të gjithë në tavolinë

Publikuar

me

Kryeministri Avdullah Hoti, duke folur për dialogun e Kosovës me Serbinë, ka thënë se ai dhe Presidenti Hashim Thaçi i kanë kompetencat e ndara. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se në qeverinë e fundit, kreu i saj nuk ka pasur vullnet të marrë rol koordinues mes forcave politike rreth procesit të dialogut.

“Jo, absolutisht jo. Për aq kohë sa të gjithë i zbatojmë obligimet tona kushtetuese nuk duhet të ketë asnjë problem në këtë drejtim. Ajo që duhet të ndodhë, që ka munguar në të kaluarën, sepse në qeverinë e fundit në veçanti nuk ka pasur vullnet nga kreu i qeverisë që të marrë rolin koordinues mes forcave politike në këtë proces, por më shumë ka pasur një qasje konfrontuese, ndoshta për interesa të tjera politike por tani ajo nuk është e rëndësishme”.

“Qasja jonë është që ne t’i sjellim të gjithë bashkë në tavolinë, dhe unë së shpejti do të filloj një raund të konsultimeve me të gjithë krerët e partive politike parlamentare, për të ju prezantuar atyre qasjen tonë që nuk është e panjohur. Të gjithë qytetarët e dinë qasjen që ne e kemi si koalicion qeverisës, edhe si Lidhje Demokratike edhe tash si koalicion qeverisës. Tash është pozicion i qeverisë së Kosovës karshi këtij procesi të dialogut, pra një tryezë e diskutimeve, konsultimeve me liderë të partive politike për t’ju prezantuar se si ne e shohim këtë proces dhe për t’u kërkuar atyre që të jenë të përfshirë gjatë gjithë kohës në këtë proces”.

“Unë do t’i mbajë vazhdimisht të informuar dhe të përfshirë gjatë gjithë kohës jo vetëm kur të arrihet marrëveshja por gjatë tërë procesit, në mënyrë që një herë e përgjithmonë të mbyllet marrëveshja me Serbinë, sepse unë besoj që është interes jetik për paqen dhe stabilitetin për gjithë rajonin”.

 

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT