Kosovë
Hoti jep detaje për fondin e MCC: Në fillim i marrim 49 milionë, pastaj disafish më shumë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve të MCC.
Hoti ka thënë se shtylla e parë e këtij programi është marrëveshja në vlerë 49 milionë dollarësh
“Shtylla e parë e këtij programi është marrëveshja në vlerë 49 milionë dollarësh. Pjesa e dytë është marrëveshja kompakt që quhet që është duke e negociuar dhe do të ketë një vlerë disafish më të madhe sesa pjesa e parë”, ka thënë kryeministri Hoti.
Kujtojmë se zhbllokimi i këtij fondi ishte bërë pas heqjes së reciprocitetit.





















