Connect with us

Kosovë

HISTORIKE: Anglia afër ligjit që lejon ndryshimin e gjeneve të grurit dhe të kulturave tjera bujqësore

Publikuar

Këto ndryshime historike do të përfshijnë edhe grurin pa gluten dhe pemët dhe perimet që i rezistojnë sëmundjeve.

Parashihen plane për legalizimin e ndryshimit gjenetik të të mbjellurave në Angli, një lëvizje që shkencëtarët  thonë se do t’i ofronte këtij vendi një shans për zhvillim dhe rritje më të fuqishme të varieteteve të shumta nutricionale. Legjislacioni po ashtu do të hapte rrugë për editimin e gjeneve edhe të kafshëve.

Ky ndryshim do të propozohet kur Projektligji aktual i Agrikulturës të mbërrijë në fazat e komitetit në Dhomën e Lordëve në muajin e ardhshëm, dhe të mbështetet nga një numër i madh i ekspertëve, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Plani do të përfshinte vendosjen e amandamentit në këtë projektligj për t’i dhënë sekretarit të shtetit për ambientin, ushqimin dhe çështjet rurale, pushtetin e nevojshme për t’i bërë ndryshimet në Aktin e Mbrojtjes Mjedisore që aktualisht kufizojnë editimin e gjeneve.

Edimi i gjeneve të bimëve dhe kafshëve kontrollohet nga të njëjtat ligje strikte që qeverisin organizmat e modifikuara. Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se editimi i gjeneve është më i lirë, më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më i sigurtë se tekonologjia e organizmave të modifikuara.

Ky entuziazëm i madh ndahet edhe nga njerëzit të cilët besojnë se editimi i gjeneve të bimëve mund t’i ofrojë Anglisë avantazhin e madh në agrikulturë dhe në industrinë e ushqimit pas procesit të dhimbshëm të Brexitit.

Dhe ka pasur po ashtu shenja se edhe qeveria do ta mbështeste këtë lëvizje. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK