Sport
Higuain dëshiron të mbyll sezonin me Juventusin në mënyrën më të mirë

Higuain ka qenë ndër të fundit që është rikthyer te Juventus, pas largimit shkaku i COVID-18.
32 vjeçari arriti të shënonte në fitoren 4:0 të Juventusit ndaj Lecces, dhe siguron se tani është i përqendruar në përfundimin e sezonit në mënyrën më të mirë.
“Para se gjithash, pas një periudhe të keqe, unë ndryshova diçka në veten time dhe kuptova që skuadra ka nevojë të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë”, ka deklaruar Higuain, përcjell lajmi.net.
“Ishte e drejtë që iu përgjigja mirë thirrjes. Jam i lumtur me rikthimin. Duhet të pushojmë sepse rikthehemi në fushë të martën”.
“Ka qenë një kohë e vështirë shkaku i pandemisë dhe nënës sime. Ekipi ishte afër meje dhe kjo më shtyu të jap më shumë”.
“Ne duhet të fitonim për të shkuar shtatë pikë larg Lazios. Ne kemi bërë pak, por fushata është ende e gjatë sepse gjithçka mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin”./Lajmi.net/





















