Connect with us

Sport

Herrera zbulon arsyen se pse u bashkua me PSG-në

Publikuar

Mesfushori spanjoll u bashkua me United nga Athletic Bilbao në vitin 2014, për rreth 36 milionë euro dhe 29-vjeçari nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët francezë.

Kështu Herrera zbuloi se pse u bashkua me skuadrën e Parisit: Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Old Trafford, mbështetësit e Parisit që ishin të pranishëm ishin thjeshtë të pabesueshëm. Ata kënduan dhe e përkrahen ekipin gjatë tërë ndeshjes. Kjo ishte diçka që me shtyri të bashkohem me ta, përfundoi Herrera.

Herrera ka qenë pjesë e formacionit të ekipit të Tuchel, por dëmtimet kanë ndikuar keq në formën e tij. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK