Kosovë
Haxhiu i PDK’së: Hiç mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar kundër organizimeve për protesta, tubimeve për pushtet, për dasma.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka apeluar për kujdes qytetarët, pas 129 rasteve të reja.
“Janë më shumë se 600 raste aktive, duhet pasur shumë kujdes, sepse me 1 qershor raste aktive ishin 267, ndërsa sot janë dyfishuar rastet aktive me COVID-19.”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
129 raste pozitive me COVID-19 dhe 34 raste të vdekjes!
Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, për dasma, për pushime…!
Si duket ish-qeveritarët, qeveritarët dhe disa qytetarë shëndetin po e konsiderojnë luks, po neglizhohet rreziku i pandemisë.
Të nderuar qytetarë, duke e parë se Qeveria e kaluar por edhe kjo e tanishmja janë duke bërë politikë me shëndetin tuaj ju bëj apel :
– Të mos dilin nga shtëpia pa arsye, dilni vetëm për punë të domosdoshme.
– Mos u përshendetni, duke ia zgjatur dorën të tjerëve.
– Mos hyni në lokale dhe hapësira ku ka shumë njerëz, nëse nuk mbahet distanca.
– Mbulojeni gojen dhe hundët me maskë.
– Mos lejoni asnjë person të hyjë pa maskë në hapësira të mbyllura ku ju punoni.
– Përmbajuni udhezimeve të IKSHPK-së, sepse ata mendojnë për shëndetin tuaj.
Janë më shumë se 600 raste aktive, duhet pasur shumë kujdes, sepse me 1 qershor raste aktive ishin 267, ndërsa sot janë dyfishuar rastet aktive me COVID-19.
Rritja e rasteve aktive në dy javët e fundit përbën rrezik për shpërthim të pandemisë në përmasa të paparashikuara.
Pocesi i ndaljes së këtij virusi është shumë i vështirë, prandaj duhet t’i përmbahemi masave mbrojtëse, për t’ua lehtësuar profesionistëve shëndetësor luftimin e pandemisë COVID-19.





















