Sport
Hamsik i mahnitur me Gattuson: Do të doja të luaja nën urdhrat e tij

Ikona e skuadrës së Napoli, Hamsik, ka lavdëruar punën e Gattuso, pas triumfit të Napolit në Kupën e Italisë.
Ish mesfushori i napolitanëve është shprehur se do të ishte i lumtur po të kishte mundësi të luante nën urdhrat e trajnerit italian.
“Ai është një person serioz, i cili thotë gjërat ashtu siç janë. Këto janë disa nga arsyet pse mendoj se do të isha i mrekullueshëm me atë skuadër”, ka thënë Hamsik, transmeton lajmi.net.
“Rezultatet morën kohë, por ata duken mirë tani”, ka shtuar sllovaku.
Hamsik ka qenë realizatori më i mirë i Napoli deri kur Mertens shënoi golin ndaj Inter. Sllovaku numëron 122 gola me fanellën e ‘Partenopei’. /Lajmi.net/






















