Sport
Hamilton përkrahë protestat e dhunshme – shkruan për rrëzimin e statujës së shekullit të XVII

Ylli britanik i pistave të shpejtësisë, përmes një postimi në ‘Instagram’, ka përkrahur veprimet e qytetarëve britanikë, të cilat u konsideruan si vandale.
Në Bristol, një statujë e shekullit XVII është rrëzuar nga qytetarët, por kjo nuk i ka penguar kampionit të botës në F1. Madje, ai ka bërë thirrje që të rrënohen të gjitha të ngjashmet. Pse? Pasi ajo statujë i ishte e Edward Colston, një njeri që shiste skllevër gjatë asaj kohe.

“Statuja e shkëmbyesit të skllevërve, Edward Colston, u rrëzua!!! Vendi ynë nderoi një njeri që shiste skllevër afrikanë! Të gjitha statujat e njerëzve racistë, të cilët fituan para duke shitur qenie njerëzore duhet të rrëzohen! Cila e ka radhën?, ka shkruar Hamilton në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.
Lewis, gjashtë herë kampioni i botës në F1, ka regaur edhe disa ditë më parë ndaj Formula 1, pasi konsideroi se ata kishin qëndruar të heshtur ndaj vrasjes së George Floyd. /Lajmi.net/






















