Sport
Hamburg turpërohet në ndeshjen e fundit, Heidenheim luan në barazh

Arminia Bielefeld dhe Stuttgart sezonin tjetër luajnë në Bundesligë, pasi zunë pozitat një dhe dy respektivisht.
Mirëpo, dramë e madhe ndodhi për pozitën e tretë – e cila të dërgon në barazh për ngjitje në Bundesligë.
Heidenheim u mposht 3:0 nga vendi i parë Bielefeld, ndërkohë Hamburgut në pozitën e katërt i duhej vetëm një barzim.
Hamburg luajti ndaj skuadrës pa ndonjë synim Sandhausen si vendas, por u turpëruan me rezultat 1:5.
Kësisoj, Heidenheim do të luajë në barazh me Werder Bremen për të siguruar një vend në kampionatin elitarë në Gjermani.
Dynamo Dresden dhe Wehen ranë nga liga, kurse Nurnberg do të mundohet të shpëtojë përmes barazhit. /Lajmi.net/






















