Sport
Hakimi u drejtohet me një letër emocionuese tifozëve të Borussia Dortmund

Real Madrid dhe Inter kanë arritur marrëveshje për 21 vjeçarin maroken, i cili shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te skuadra italiane, shkruan lajmi.net.
Por, derisa të vijë ai moment, Hakimi ka vendosur të dalë me një letër për Dortmundin, tifozët, futbollistët dhe gjithë ata që ka punuar gjatë dy sezoneve në ‘Signal Iduna Park’.
Letra përshëndetëse e Hakimit:
“Ka ardhur koha për të mbyllur një fazë shumë të bukur në jetën time. Pas dy vitesh të mrekullueshme, unë jam gatë të largohem nga ky klub që më ka dhuruar kaq shumë gëzim”, ka shkruar Hakimi në rrjetet sociale
“Që në momentin e parë, kujdesi dhe vëmendja nga klubi dhe qyteti kanë qenë të jashtëzakonshëm”.
“Tani e di që kisha të drejt të zgjidhja Dortmundin si shtëpinë time dy vjet më parë”.
“Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, stafin stërvitor dhe gjithë stafin e klubit për dashurinë dhe besimin që më kanë treguar gjatë gjithë kohës”.
“Unë gjithashtu dua të falënderoj tifozët e mrekullueshme që na kanë mbështetur pa kushte në çdo ndeshje. Nuk do të harroj kurrë murin e verdh, i cili është thjesht i mrekullueshëm”.
“Më në fund, do të doja të falënderoja familjen dhe miqtë e mi që më mbështeten në çdo kohë. Shpresoj që një ditë shtigjet tona të takohen përsëri. Shihemi së shpejti Borussia Dortmund”.
/Lajmi.net/





















