Connect with us

Kosovë

Haki Abazi me gjuhë urrejtëse sulmon të tjerët dhe shpall veten intelektual e feminist

Publikuar

më

Në një përpjekje meskine për ta lidhur tubimin e Vetëvendosjes për çlirimin dhe ditëlindjen e saj, zv.kryeministri Haki Abazi ka lidhur një gjë të tillë me protestat anti-raciste në vendet më të zhvilluara të botës. 

Në fakt, ishte analisti i partisë së tij politike, Tomë Gashi, ai i cili në një akt të paprecendent pasi Vetëvendosje e kishte marrë pushtetin e kishte shkelmuar lëmoshën e një lypësi të komuniteteve pakicë në qendër të Prishtinës. Ky sulm racist nuk ishte dënuar, dhe avokati Gashi asnjëherë nuk ishte ftuar.

Sidoqoftë, ai nuk ka ngurruar që ta lidh Vetëvendosjen me lëvizjen që dënon brutalitetin policor ndaj komunitetit zezak në ShBA, përcjell Periskopi.

Z.Abazi duke e bërë një gjë të tillë ka përdorur edhe një fjalë mjaft interesante “analfabet antifeminist.” Në fakt, ishte vetë Abazi ai që ishte dëgjuar duke shkëmbyer fyerje seksiste në një emision televiziv me Dardan Molliqajn. Po ashtu, duhet thënë se përveç emrave të përveçëm, emrat e tjerë mbarojnë me shkronjën “ë” në shumës. Sidoqoftë, përkundër gabimeve të panumërta drejtshkrimore, Abazi vendos t’i njohë vetes feminizmin dhe intelektualitetin në të njëjtën kohë.

Edhe në këtë status Abazi ka përdorur gjuhë të shfrenuar urrejtëse dhe nxitëse. /Periskopi 

Statusi i plotë:

Prishtinë, New York, Berlin, Londër… në të njejtën javë- për drejtësi e barazi kundër racizmit dhe kundër padrejtësisë!

Padrejtësinë e luftojmë vetëm bashkë dhe një qëllim na bën të gjithë globin bashkë: për jetë të mirë, për barazi e vërtetësi.

Janë qytetarët pronarët e shtetit, janë votuesit që bëjnë demokracinë, jo marrëveshjet me të denuar, jo me president lakuriq nate, jo marrëveshjet me analfabet antifeminist, jo me marrëzirat e gryksëve, prodhuesve të lajmeve të rrejshme, propagandës së yellow press që janë në tezga mediale dhe që prodhojnë zhurmë për të manipuluar masat me gënjeshtra. Por masa e ka të ditur, demokracia, drejtësia, barazia nuk mund të mbahen në grusht nga nje grusht pa legjitimitet, pa votë.

Zgjedhjet nuk kanë alternativë!

Lajme36 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK