Kosovë
Haki Abazi i obsesionuar me LDK-në: Sulmon shefin e Vjosa Osmanit

Ish zv.kryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, ka vazhduar sulmet ndaj LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafës.
Kësaj here, duke e ndërlidhur me zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale, Abazi ka kërkuar që Isa Mustafa të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për “njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit” por edhe për fondin e 3%-shit.
Ai ka thënë se për një gjë të tillë nuk ka nevojë të merret Gjykata Speciale, shkruan Periskopi.
Më tej, Abazi ka nënkuptuar se z.Mustafa është një ndër kapësit e shtetit dhe të demokracisë së vendit.
Z.Abazi që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti ka qenë në sulm të vazhdueshëm ndaj LDK-së, e sidomos ndaj figurave kryesore të saj, z.Isa Mustafa dhe z.Avdullah Hoti – që u bë kryeministër.
Statusi i plotë:
Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…
Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj.
Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht.



















