Connect with us

Sport

Guardiola: Man City nuk është gati për rifillimin e Premierligës

Publikuar

Premierligë po rikthehet pas pauzës tre muajsh, e pezulluar shkaku i përhapjes së COVID-19.

Futbollistët gjatë kësaj kohe janë stërvitur në shtëpitë e tyre, derisa muajin e kaluar iu është lejuar stërvitja në grup, me Guardiolan që nuk e di se në çfarë forme do të jetë skuadra e tij.

“Ne jemi të gatshëm të luajmë një ndeshje”, ka deklaruar fillimisht Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Tre ditë pas dhe katër ditë pas, ne nuk jemi gati. Jo vetëm Manchester City, por të gjitha skuadrat”.

“Mund të luani një ndeshje pas tri javësh në pushime, por kemi kaluar dy javë në divan duke mos bërë asgjë. Kjo është arsyeja pse lojtarët nuk janë plotësisht të aftë”.

“Por ne duket të kufizojmë dëmin ekonomik të klubeve, dhe duhet të luajmë për të përfunduar sezonin”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK