Connect with us

Kosovë

Greqia nuk e duron flamurin e Kosovën, lëshon takimin e SEECP-së

Publikuar

më

Kanë vazhduar edhe sot punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), kryesimin e të cilës sivjet e mban Kosova.

Punimet u hapën nga deputetja Fitore Pacolli Dalipi, kryetare e Komisionit Qendror të SEECP-së, e cila shprehu mirënjohjen e thellë për palët pjesëmarrëse në këtë takim virtual.

Ajo tha se kjo konferencë do ta na shërbejë tutje, në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Pas ndryshimeve të bëra në agjendë dhe miratimit të saj, znj. Pacolli Dalipi prezantoi prioritetet për vitin 2019-2020, ku veçoi nevojën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, si dhe rëndësinë e thellimit të komunikimit dhe ndërlidhjes së shteteve anëtare mes vete.

Deputetja Pacolli Dalipi gjithashtu përmendi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fushën në kulturës, turizmit dhe artit, me që, sipas saj kultura, arti dhe turizmi bashkojnë shoqëritë, qytetet dhe shtetet.

Ajo po ashtu propozoi themelimin e selisë së Sekretariatit të Përgjithshëm në Prishtinë, pasi që sipas saj, të gjitha vendet fqinje posedojnë një të tillë të organizatave tjera rajonale. Ajo tha se Kosova ka pozitë të përshtatshme gjeografike dhe gjendet në zemër të Evropës Juglindore, lidhje të mira transporti me të gjitha shtetet anëtare, andaj, si e tillë, sipas znj. Pacolli Dalipi, selia në Prishtinë do t’i shërbente jo vetëm Kosovës, por gjithë rajonit.

Përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, në parim u pajtuan me këtë propozim, megjithatë kërkuan që Kosova ta dërgojë një dokument zyrtar të detajuar për aspektin teknik dhe përmbajtësor.

Pas një diskutimi të gjerë, shtetet pjesëmarrëse në konferencë, miratuan raportin

dhe rezolutën e KP-së, duke i hapur rrugë kështu diskutimit të amandamenteve në Draftin e Deklaratës Finale dhe programit të punës për këtë vit.

Kështu, pjesëmarrësit shqyrtuan dhjetë amandamente për të cilat u propozuan ndryshime të nevojshme. Nga delegacionet u arrit konsensusi për Draft-Deklaratën Finale, e cila do të votohet më 24 qershor 2020, në takimin e kryetarëve / sesionin plenar.

Përpos Draft-Deklaratës finale, u miratua me konsensus edhe Draft-raporti dhe Draft-Rezoluta e Komisionit të Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë, të cilin e kryesoi Bullgaria (gjatë kryesimit të Kosovës 2019/2020).

Gjithashtu u bë zgjedhja e kandidaturave të komisioneve të përgjithshme për vitin 2019/2020.

U vendos që vitin e ardhshëm Kosova të kryesojë dy komisionet e përgjithshme:

1. Komisionin e Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji

2. Komisionin e Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë.

Ndërsa Komisionin e Përgjithshëm për Siguri, Punë të Brendshme dhe Drejtësi, do ta udhëheq Turqia.

Ne takim morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia dhe Turqia, si dhe përfaqësuesi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Greqia lëshoi takimin, për shkak, siç u tha, vendosjes së simboleve të Republikës së Kosovës në dokumente (logo e Kuvendit) dhe përdorimin pa fusnotë të fjalës Republika e Kosovës.

Maqedoni6 minutes ago

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

Kosovë16 minutes ago

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje

Maqedoni49 minutes ago

Kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut

Bota1 hour ago

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

Kosovë2 hours ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni3 hours ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri3 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme3 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë4 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme4 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme4 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme4 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

NA NDIQ NË FACEBOOK