Connect with us

Kosovë

Grenell – diplomatit gjerman: Pse BE nuk ia liberalizon vizat Kosovës, ia premtuan prej vitesh

Publikuar

Pas lajmit se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të filloj me 27 qershor, ka pasur reagime të shumta. e ndër ta ka qenë edhe Ëolfgang Ischinger.

Ischinger ka shkruar se ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në.

“Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili ka replikuar, duke thënë se ne i mirëpresim të gjitha verimet, e jo vetëm fjalët.

Ai tutje i ka thënë Ischinger, se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai Serbë meritojnë më shumë.

“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë përparim”, i është përgjigjur Grenell.

Ndryshe, nga viti 1995 deri në vitin 1998 Ëolfgang Ischinger ka qenë drejtor politik në ministrinë e jashtme dhe bashkë me diplomatin e ShBA, Riçard Holbruk, ka qenë pjesëmarrës aktiv në arritjen e marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje-Hercegovinë. Një rol aktiv mori Ischinger pranverën e vitit 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, duke u përpjekur intensivisht për ta vënë në lëvizje Rusinë për një politikë të përbashkët ndërkombëtare ndaj Kosovës.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK