Lajme
Goditet nga rrufeja, shpëton 60-vjeçari nga Elbasani

Një person është goditur nga rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shijon të Elbasanit.
Bëhet fjalë për një 60-vjeçar i cili në momentin e goditjes ishte duke kullotur bagëtitë, njofton Abcnews përcjell Klan Kosova.
Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Jo pak herë shkarkimi elektrik (rrufe) ka sjellë edhe vdekjen e personave që kanë rënë në kontakt me të.




















