Connect with us

Kosovë

Gjoshi: Të gjithë e përdorin Twitterin për të cicëruar, vetëm Surroi për të glacitë

Publikuar

më

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj një deklarate të publicistit dhe shkrimtarit Veton Surroi i cili në Tëitter tha se aktakuza ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale është një farë fillimi i çkapjes së shtetit të Kosovës.

Gjoshi thotë se Surroi ka qenë në gjendje që në konferencën e Rambujesë të pranonte gjithçka vetëm e vetëm që të botohej gazeta e tij.

Tutje, Gjoshi thotë se Surroi e urrenë UÇK-në sepse Serbia ia ka bërë ambasador babain.

Reagimi i plotë:

PSE VETON SURROI E URREN UÇK-në?

>> Të gjithë e përdorin Tëitterin për të cicëruar, por Surroi gjithmonë glacitë

Miq të mi!

Dështaku më i madh i politikës në Kosovë, Veton Surroi, paska glacitur në Tëitter për njoftimin me prapavija ta qarta politike të Prokurorit Special.

Nostalgjiku i Jugosllavisë, i cili ishte në gjendje që në Rambuje të pranonte çfarëdo zgjidhje për Kosovën vetëm që t’i lejohej shtypja e dy faqeve të gazetës, paska glacitur, duke thënë se është një fillim dramatik i çlirimit nga çkapja e shtetit.

Shkrimtari i dobët, që nuk e njohu kurrë askush, por që e përkthejnë vetëm në Serbi sepse atje i konvenojnë akuzat kundër UÇK-së dhe çështjes shqiptare, nuk po arrin ta mbajë brenda vetes urrejtjen që ka për njerëzit që ia shkatërruan Jugosllavinë.

Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia ka bërë babain Rexhai Surroin ambasador. Këto karramele për shërbëtorët e saj janë ndërprerë përgjithmonë në vitin 1999.

Liria e Kosovës dhe zgjimi kombëtar shqiptarë ishin forca të mëdha që nuk mundën t’i ndalin dhe nuk do të shuhen kurrë.

Turpin për shërbimin që po i bëni armiqëve të Kosovës nuk do të harrohet. Ai nuk është si librat tuaja të pavlera që askush nuk i lexon.

#JugoNostalgjik #Dështak

Maqedoni21 minutes ago

Kallëzim penal ndaj një drejtori të një ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri48 minutes ago

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

Lajme2 hours ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni2 hours ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri3 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme3 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë3 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme3 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme3 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme3 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni4 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni4 hours ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

NA NDIQ NË FACEBOOK