Connect with us

Sport

Gjilani merr fitore të lehtë ndaj Ferizajt, vazhdon luftën për titull

Publikuar

Se ndeshja do ishte pa shumë probleme për skuadrën e Gentjan Mezanit, ishte goli i Gerhard Prognit (2’) i shënuar pas vetëm dy minutave.

Dario Nikac (31’) dyfishoi avantazhin, kurse Fiton Hajdari (52’) vulosi rezultatin përfundimtar 0:3.

Pas kësaj fitore, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 45 pikë – katër më pak se lideri Drita, kurse Ferizaj me 25 pikë mban pozitën e 10. /Lajmi.net/