Lajme
Gjendet një trup i pajetë në Vaun e Dejës

Një trup i pajetë është gjetur në rrugë pasditen e sotme në Vaun e Dejës.
Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, i ndjeri është N.SH, 55-vjeçar nga fshati Shkjezë i Vaut të Dejës.
Policia dhe ekipet e hetimet kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e tij, njofton Abcnews përcjell Klan Kosova.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Njoftim i plotë nga policia:
Vau Dejës/Informacion Paraprak
Më datë 08.06.2020, ora 19:20, në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, është gjetur pa shenja jete, në rrugë shtetasi N. Sh. 55 vjeç, banues në Shkjezë.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune në trupin e viktimës dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.





















