Connect with us

Kosovë

Gashi: 15 lagje dhe dy fshatra të Prishtinës kanë të infektuar – jemi duke bërë gjurmimin e rasteve

Publikuar

më

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka deklaruar se pas rritjes së rasteve në kryeqytet nga 12 lagje tashmë janë 15 lagje që kanë persona të prekur me koronavirus, teksa tani kanë 184 raste aktive.

Gashi në Edicionin Special në Klan Kosova theksoi se situata ende është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

“Prishtina që nga 20 marsi kur ishte rasti i parë ka pasur 260 të prekur me koronavirus teksa raste aktive janë 184 raste”.

“Gjatë gjurmimit deri dje kishim raste në 12 lagje ndërsa me rastet e sotme janë 15 lagje të kryeqyteti dhe dy fshatra”.

Gashi tregoi se gjendja shëndetësore e të prekurve është stabile.

“Situata është nën kontroll dhe nën menaxhimin e Shtabit Emergjent të Prishtinës dhe gjendja shëndetësore është stabile dhe pa simptoma në përjashtim të pesë rasteve që janë në Klinikën Infektive ku nga informatat që kemi nga aty gjendja shëndetësore e tyre është stabile”.

“Me lirimin e masave dhe daljen më të madhe të qytetarëve që nga 20 marsi deri më 31 maj kemi pasur 65 raste ndërsa deri tani kemi 99 raste, besoj se kjo vije nga mos respektimi i masave dhe rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK dhe Ministra e Shëndetësisë”.

Gashi mes tjerash tha se rastet nuk janë të gjitha familjare por të shpërndara edhe në vendet e punës nga të infektuarit.

“Rastet janë të shpërndara, rritje do të kemi edhe nesër pasi jemi duke e bërë gjurmimin dhe do të ketë raste tjera që nuk janë vetëm të familjes por edhe në institucionet e ndryshme pra në vendet e tyre të punës”.

“Që nga java e kaluar është rritur numri i testimeve, komuna e Prishtinës në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare i merr mostrat nga IKSHPK për raste të gjurmimit e kontaktet prej ku i formojmë listat me rastet e kontaktit, dje, pardje dhe sot numri i testimeve ka qenë 100 edhe nesër do të merren mostrat e rreth 100 personave”.

Gashi mes tjerash tregoi se në cilat lagje janë rastet pozitive.

“Ulpiana, Kodra e Diellit, Dardania, Mati 1, Arbëria, Kodra e Trimave, Kolovica, Sofalia, Vreshta, Kroi i Njelmët, Emshir, Taslixhe, Aktash, lagjja Marigona, Tophane, Hajvali dhe Barilevë”.

Gashi mes tjerash tha se kufizimet e mundshme mund të vijnë vetëm nga niveli qendror dhe se krejt cka niveli lokal mund të bëjë është të përsërisë dhe zbatojë rregullat që MSH dhe IKSHPK vazhdimisht i përsëritë e që janë mbajtja e maskës, distanca dhe larja e duarve.

Lajme58 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK