Sport
Gara për titull në La Liga: Ndeshjet e mbetura të Realit dhe Barcelonës

Me 11 ndeshje që kanë mbetur deri në fund, Barcelona janë vetëm dy pikë para Real Madrid.
Real Madrid tani mund të llogarisin në shërbimet e Eden Hazard dhe Marco Asensio, të cilët janë kthyer nga lëndimet, duke rritur besimin te skuadra se mund të kalojnë Barcelonën në betejën për titull.
Sfidat më të vështira për Real Madrid mbeten ato me Real Sociedad, Valencia, Athletico Bilbaos dhe Villarreal.
Në anën tjetër, Barcelona takohet me Sevillan, Athletico Bilbaon, Atletico Madrid, Villarreal dhe derbin kundër Espanyol./Lajmi.net/























