Sport
Gabon sërish Ballkani, luan baras me Flamurtarin në kryeqytet

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka luajtur barazim, 0-0 me Flamurtarin në kryeqytet.
Ky barazim ishte i dyti me radhë për Ballkanin, pas rifillimit të Superligës së Kosovës, e cila ishte e pezulluar shkaku i COVID-19.
Me këtë barazim, Ballkani numëron 46 pikë, aq sa ka edhe Drita, që mban vendin e parë.
Tani Drita ka mundësi të çojë në tre pikë këtë epërsi, nëse fiton në fundjavë kundër Trepçës ’89./Lajmi.net/






















