Connect with us

Sport

Gaboi rëndë kundër Man City, e ardhmja e Luiz caktohet këtë javë

Publikuar

Qendërmbrojtësi brazilian, David Luiz, ka të ardhmen e tij në pikëpyetje, pasi nuk dihet nëse do të vazhdojë me Arsenal.

Lojtari bëri gabime trashanike mbrëmë në ndeshjen kundër Manchester City, duke zërë vend në mediet kryesore evropiane.

Pas një situate jo aq të mirë në klub, me paraqitje jo shumë të mira, e ardhmja e lojtarit do të caktohet gjatë kësaj jave. Kështu të paktën bën të ditur agjenti i lojtarit.

“Kontrata ka ngecur, jo për ndonjë arsye tjetër, jo për atë nëse Arsenal apo David duan ta finalizojnë, por për shkak të pandemisë”, ka thënë agjenti i lojtarit, transmeton lajmi.net.

“Ajo që mund t’iu them është se situata nga pikëpamja e Arsenal do të zgjidhet gjatë kësaj jave. Qershori 22 është data e fundit”, shtoi tutje Joorabchian.

David Luiz mund të mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe ‘Gunners’ duhet të vendosin nëse do t’i caktojnë atij kushte të reja, apo ai do të largohet si lojtar i lirë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK