Connect with us

Sport

Freiburg bën detyrat e shtëpisë, mposht M’Gladbach për tri pikët

Publikuar

me

Ndeshja hapëse e xhiros së 30-të i ka takuar skuadrës së Freiburg, e cila mori fitore minimale 1:0 kundër Gladbach.

Pjesa e parë e këtij takimi tregoi një lojë interesante, por asnjëra nga skuadrat nuk dërgoi topin në rrjetë.

Fatin e këtij takimi e vendosi goli i minutës së 58’, i shënuar nga Nils Petersen, shkruan lajmi.net.

Kjo fitore është me rëndësi të madhe për Freiburg, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në garat evropiane.

Freiburg pozicionohet në vendin e tetë në Bundesliga, me 41 pikë të grumbulluara, duke qëndruar kështu vetëm një pikë larg pozitës së gjashtë, që dërgon në ‘Play Off’ të garave evropiane.

M’Gladbach në anën tjetër mbetet me 56 pikë, duke rrezikuar kështu të lëshojë pozitën katër, duke i dhënë mundësi skuadrës së Leverkusen që të tejkalojë. /Lajmi.net/

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT