Sport
Formati i ri i NBA bën që Carter të mbyll karrierën pas 22 sezoneve, pa pasur mundësinë të përshëndetet me tifozët

Carter vendosi në fillim të këtij sezoni që të aktivizohej për një xhiro të fundit në NBA, që për të ishte sezoni i 22-të në total.
Suspendimi i basketbollit nga pandemia Covid-19 bëri që të mendohej se Carter kishte luajtur ndeshjen e fundit, por shpresat ishin që atë ta shihnim edhe një herë në parket.
Megjithatë, me aprovimin e planit për rifillimin e sezonit me vetëm 22 skuadra, Carter tashmë nuk do të ketë mundësi të kthehet në parket, transmeton lajmi.net.
Aprovohet plani për rifillimin e sezonit në NBA – 29 skuadra pro, vetëm një kundër
Kështu, ikona e NBA, për fatin e tij të keq, nuk do të ketë mundësi që të ketë një ndeshje lamtumirëse me tifozë.
Carter është lojtari i vetëm në histori të NBA që ka luajtur në katër dekada të ndryshme. /Lajmi.net/





















