Connect with us

Kosovë

Flaka Surroi e quan “patetik” fjalimin e Presidentit Thaçi, qytetarët e grijnë në komente dhe ia kujtojnë Jugosllavinë

Publikuar

Drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi, ka marrë reagime të ashpra nga qindra qytetarë, pas komentit që ajo i ka bërë adresimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me propozim-aktakuzën e Prokurorit të Dhomave të Specializuara. “Fjalim patetik për blerje kohe”, ka shkruar Flaka Surroi në profilin e saj në Facebook..

Si përgjigje, ajo ka marrë komente të shumta në rrjete sociale, shumica dërrmuese e të cilave kundër saj. Qytetarët e kanë akuzuar Surroin për nostalgji jugosllave e përmallim për Serbinë.

Edhe vëllai i saj, publicisti Veton Surroi, në ditën kur u bë publike propozim-aktakuza, e kishte komentuar atë si fillim dramatik të çkapjes së shtetit, edhe pse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po akuzoheshin për krime lufte. Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë i është drejtuar opinionit me një fjalim të gjatë, ku ndër të tjera ka thënë se ligji i vetëm që ai ka shkelur është ligji i Sllobodan Millosheviqit, i njohur si Kasapi i Ballkanit, Më poshtë, komentet e lexuesve ndaj Flaka Surroit:

NA NDIQ NË FACEBOOK