Sport
Fjalët e Dallkut dhe Sejdiut pas ndeshjes Prishtina 3:0 Drenica

“Ishte një ndeshje e vështirë, ku vuajtëm shumë, sidomos në pjesën e parë. Lojtarët ishin të shpërqendruar dhe nuk arrinin të bënin më shumë se 3-4 pasime të sakta radhazi, ndaj do të jetë e pamundur për ne, që të shpresojmë ende për kalimin në finale. Mund të kishim shpresuar më shumë, nëse do të kishim shndërruar në gol penalltinë në minutat e fundit, por tani me 3-0, është gati e pamundur. Duhet të mendojmë për kampionatin, pasi mbijetesa nuk do të jetë aspak e lehtë për ne”, tha trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu.
“Jam shumë i kënaqur me performancën e skuadrës në tërësi, pasi kontrolluam lojën dhe dominuam plotësisht kundërshtarin. Sot më pëlqeu gjendja fizike e lojtarëve dhe impenjimi i treguar në fushë, ku patëm edhe një debutues, që u shpreh mjaft mirë. Më vjen keq vetëm për rastet e shumta të humbura, sepse para episodit të penalltisë për Drenicën, mund të ishin duke kryesuar 4-0 apo 5-0, megjithatë mund të themi se jemi me një këmbë në finale”, tha trajneri i Prishtinës, Armend Dallku.






















