Connect with us

Sport

Fernando Santos mbetet në krye të Portugalisë deri në vitin 2024

Publikuar

Me kontratën e re, Santos do të detyrohet të qëndrojë në krye të ekipit kombëtar deri në vitin 2024.

“Është një nder i madh për mua dhe stafin tim stërvitës që të vazhdojmë këtë rrugë, falë vullnetit dhe vendosmërisë së presidentit të federatës”, ka deklaruar Santos, përcjell lajmi.net.

“Ne e dimë se mund të fitojmë gjithçka, por duhet të luftojmë për ta bërë atë. Ndoshta pas përfundimit të kësaj kontrate, do të përfundoj të stërvisë për futboll”.

Santos po drejton Portugalinë që nga viti 2014. Nën drejtimin e tij, ky ekip kombëtar u bë kampion i Evropës në vitin 2016 dhe fitoi Ligën e Kombeve në sezonin e saj të parë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK