Connect with us

Kosovë

Eskalon Haki Abazi, pretendon se shqiptar janë vetëm Vetëvendosja

Publikuar

20:19 | 2 Qershor 2020

Zëvendëskryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Haki Abazi ka eskaluar me pakënaqësinë e tij ndaj formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga Hoti e cila pritet të votohet nesër.

Haki Abazi në postimin e tij të fundit në Facebook ka shkruar se qeveria e cila pritet të votohet nesër nuk i ka numrat, duke e quajtur “qeveri ilegale e Thaçit”, shkruan lajmi.net.

Më tutje, ai ka shkruar “shumica jemi ne shqiptarët”, duke i përjashtuar nga nacionaliteti dhe etnia të gjithë të tjerët që nuk janë Vetëvendosje.

“Nuk i ka numrat qeveria ilegale e Thaçit- shumica jemi ne shqiptarët.”, shkruan Abazi.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK