Connect with us

Religjion

Erdogani sultani i ri i Libisë:”Turqit nuk do të largohen, ata akoma do të jenë atje edhe për 40 vjet”

Publikuar

“Turqit
nuk do të largohen, ata akoma do të jenë atje edhe për 40 vjet”

Turqia,
fuqia e vetme ushtarake e përfshirë drejtpërdrejt në Libi, padyshim po shfaqet si
fituesi më i madh. Jalel Harchaoui, specialist për Libinë, shpjegon strategjinë
e Ankarasë, e cila është në kundërshtim me Francën, që po shkëlqen në pafuqinë
e saj, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si sponsori kryesor i gjeneralit Haftar.

Roli i Turqisë në luftën që po zhvillohet në Libi, në shumë aspekte
është i jashtëzakonshëm, dhe lajmet vazhdojnë ta konfirmojnë strategjinë e
Ankarasë. Në të vërtetë, pasi që Rexhep Tajip Erdogani e mbështeti
drejtpërdrejt Qeverinë e Unitetit Kombëtar (GNA) të kryeministrit Sarraj,
beteja e Tripolit përfundoi me fumbje për gjeneralin Haftar. Jalel Harchaoui,
studiues në Institutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Hagë,
Hollandë, analizon sukseset e Turqisë:

“Ndërhyrja deri më tani ka qenë e suksesshme nga pikëpamja
teknike. Ndoshta Turqia do gabojë, mbase do të rrëshqasë, do t’i ketë sytë më
të mëdhenj se barkun, por nga 27 nëntori deri më sot, Turqia po ecën pa gabime
strategjike.”

Ky specialist për Libinë, kujton se kryeministri Sarraj – i njohur
nga Kombet e Bashkuara – kërkoi në mënyrë të qartë ndihmën e Erdoganit,
megjithëse kontributi ushtarak i Turqisë në konfliktin Libian është një shkelje
e embargos së armëve që daton nga 2011, i cili u hoq së fundmi nga KB.

Jalel Harchaoui ilustron përkushtimin dhe suksesin e Turqisë në
përdorimin e dronëve, armën kryesore në këtë konflikt:

“Zbatimi i planit turk me të vërtetë është i përsosur. Kurse disa
aspekte të aksioneve turke nuk janë të realizueshme për fuqitë kryesore të
NATO-s, siç janë Franca dhe Britania e Madhe. Për shembull, Franca nuk mund të
prodhojë dronët e saj të armatosur. Franca nuk e ka atë teknologji, ndërsa
Turqia për më shumë se 20 vjet atë e ka konsideruar përparësi dhe kjo po sjell
frytet e këtij investimi sot.”

Përballë një suksesi të tillë, Parisi po komunikon gjithnjë e më
shumë me publikun. Franca vazhdimisht po e kujton shkeljen e embargos së armëve
të Turqisë në Libi, kurse më 17 qershor, ajo ngriti zërin kundër aleatit të saj
të NATO-s, duke e theksuar manovrën “jashtëzakonisht agresive” të
Turqisë kundër frigateve franceze. Më 14 qershor, Pallati Elysee tashmë e ka
zemëruar Ankaranë duke folur për “sjellje të papranueshme” në Libi.
Jalel Harchaoui i kthehet këtij reagimi dhe e evokon kërcënimin francez: “Franca
këtë nuk mund ta lejojë.”

“Arsyeja e vetme pse francezët janë kaq të tronditur nga
turqit, është se gjithçka është e dukshme dhe e frikshme. Është e frikshme të
shohësh sesi Turqia po krijon një situatë protektorate të denjë për shekullin e
19-të. Megjithatë, frika nuk është politikë.”

Specialisti për Libinë shton: “Ajo që është interesante sot
është gjendja e impotencës së Francës. Turqit nuk do të largohen. Për 20, 30, 40
vjet, ata do të jenë akoma atje. Prandaj ata po investojnë kaq shumë në
kontekstin e krizës ekonomike.”

Një nga çelësat për të kuptuar veprimet e Turqisë – dhe bashkë me
të edhe reagimin e Francës – kryesisht duhet të kërkohet në Ebu Dabi. Emiratet
e Bashkuara Arabe, në të vërtetë, janë kundërshtari i vërtetë rajonal i
Ankarasë, veçanërisht në nivelin ideologjik.

I pari përpiqet me çdo kusht të vrasë çdo Islam politik përveç tij
në mesin e fqinjëve të tij, ndërsa ky i dyti e mbështet Vëllazërinë Muslimane.
Dhe Emiratet, shumë të afërta me Francën, po sponsorizojnë kundërshtarin e
Sarray-it. Në fakt, ata tash për disa vjet e kanë mbështetur gjeneralin Haftar,
duke financuar luftën e tij dhe duke i dërguar sasi të mëdha armësh.

“Turqia ka kuptuar se miqtë e Francës, për shembull në këtë rast të veçantë, kanë thyer të gjitha rregullat. Jalel Harchaoui kujton se të gjithë aktorët e përfshirë në këtë konflikt po i anashkalojnë rregullat. Për disa vjet, Emiratet po ndiejnë se kanë forca të mjaftueshme financiare, diplomatike dhe ushtarake, si dhe po ndiejnë se kanë mision për ta qeverisur të gjithë rajonin, që është logjikë e hegjemoniisë,” përfundon Jalel Harchaoui. (TBT, Media)

Burimi: THebosniatimes.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK