Sport
Enrique zbulon çfarë iu tha lojtarëve të Barcës para finales me Juven në L.K në vitin 2015

Katalanët në atë natë “magjike” në Berlin, u kurorëzuan për të pestën herë me titull kampion të Evropës.
Ivan Rakitic, Luis Suarez dhe Neymar shënuan golat për Barcelonën, ndërsa golin e vetëm për Juventusin e realizoi Alvaro Morata.
Pesë vjet pas kësaj finale, ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka zbuluar një histori interesante, e cila sipas tij edhe ka motivuar lojtarët e skuadrës spanjolle.
“Mbaj mend që u bëra një shaka lojtarëve, se cila do të ishte gjëja më e keqe që mund t’u ndodhte atë finale”, nis rrëfimi i Enrique, përcjell lajmi.net.
“Xavi dhe Alves thanë se gjëja më e keqe do të ishte nëse nuk do të luanim stilin tonë të njohur dhe disa gjëra tjera”.
“Unë ndërhyra dhe ju thash: “Gjëja më e keqe që mund të ndodh sonte është të jesh një lojtar i Juventusit dhe të luash kundër Barcelonës. Në fillim ata ishin pak të befasuar, por pastaj filluan të qeshnin. Kjo duhet t’i ketë motivuar ata edhe më shumë”./Lajmi.net/





















