Connect with us

Sport

Emiliano Sala futet në formacionin e dekadës te Nantes – merr 99% të votave nga tifozët

Publikuar

I ndjeri Sala, i cili humbi jetën e tij nga një aksident tragjik me avion, është vlerësuar lart nga tifozët e skuadrës së Nantes.

Në votat për formacionin më të mirë të dekadës te skuadra e FC Nantes, me votat e tifozëve, ka zënë një vend edhe Sala.

Sala ka fituar 99 % të votave të tifozëve, të nisura për këtë formacion.

Lojtari do të transferohej te skuadra e Cardiff City, nga Nantes, por avioni që po e dërgonte atë në Uells u rrëzua.

Lojtari tashmë bën pjesë në formacionin më të mirë të dekadës te skuadra e Nantes. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK