Connect with us

Kosovë

Eksperti kosovar i Harvardit: Kosova nuk duhet të ngutet me rihapjen, mund ta pësojë keq

Publikuar

më

Eksperti i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi ka thënë se disa shtete në botë janë ngutur me rihapjen e bizneseve dhe lirimin e masave për qarkullimin e njerëzve.

Ai tha se në javët e fundit sipas statistikave numri i të infektuarve dhe të vdekurve është rritur në botë.

“Disa shtete janë ngutur me rihapjen e bizneseve, ekonomisë, qarkullimit etj, dhe si pasojë numri i të infektuarve dhe i të vdekurve ka shënuar rritje në javët e fundit. Për këtë arsye këto shifra na bëjnë të mendojmë që mos të ngutemi në rihapjen e bizneseve dhe qarkullimit”, ka thënë Abazi.

Siç theksoi Abazi, Kosova nuk duhet të ngutet me rihapjen pasi mund të rezultojë me rritje të numrit të rasteve.

“Duhet të ketë një qasje pragmatike të rihapjes. Kosova duhet të dëgjoj institucionet e shëndetësisë publike. E di që kjo ndikon në zhvillimin ekonomik dhe të humbjeve të vendeve të punës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Abazi tregoi se ekziston një terapi e cila po praktikohet në Amerikë.

“Terapia antivirale ka treguar efekte pozitive kundër virusit. Kjo është drita e parë. Dhe drita e dytë është që në vjeshtë të kemi disa vaksina kundër këtij virusi. Shëndetin tonë duhet ta vendosim para ekonomisë”, tregoi eksperti Abazi.

Lajme33 minutes ago

Admir Shabani: BDI nuk ka kredibilitet të flasë për përfaqësimin e shqiptarëve në Akademinë Ushtarake

Lajme36 minutes ago

Komuna e Tetovës ka paguar 226 milionë denarë për kamata dhe përmbarues nga borxhet e trashëguara

Shqipëri1 hour ago

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Lajme2 hours ago

Burim Latifi: MEPSO avancon projektet e reja të interkoneksionit me Shqipërinë dhe Kosovën

Lajme2 hours ago

Prokuroria me detaje për grupin kriminal të fajdexhinjve në Kumanovë

SKENA2 hours ago

Skandali i tenderave: Fjoralba Ponari denoncon abuzimet e Ballukut dhe paketën fiskale të Ramës

Lajme3 hours ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni3 hours ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni4 hours ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni4 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri4 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota5 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

NA NDIQ NË FACEBOOK