Connect with us

Shëndetësi

Ekspertët ndajnë këshilla sigurie ndaj koronavirusit për personelin shëndetësor

Publikuar

Personeli shëndetësor është gjithmonë i rrezikuar nga COVID-19 si pasojë e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe kujdesit për të prekurit nga ky virus.

Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thonë se ekspozimi i mjekëve dhe infermierëve ndaj COVID-19, përkthehet në rrezik infektimi.

“Ekspozimi i mjekëve dhe infermierëve ndaj COVID-19 përkthehet në rrezik infektimi prandaj është thelbësor informimi, marrja e masave parandaluese dhe kontrolli nga ky rrezik”, thotë FSDKSH.

Ata kanë ndarë këshilla sigurie për personelin shëndetësor. Vlerësimi i sigurisë shëndetësore përfshin vlerësimin e vendit të punës, vlerësimi i stafit dhe vlerësimi individual.

Këshilla sigurie për personelin mjekësor

– Të sëmurët kronikë 55-60 vjeç

-meshkujt janë më të rrezikuar

-Gjendja shëndetësore: Hipertesioni, problemet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet kronike të veshkave, problemet kronike në mushkëri

Gratë shtatzënë duhet të bëjnë vlerësim risku. Gratë mbi 28 javëshe shtatzënë këshillohen të qëndrojnë në shtëpi.

NA NDIQ NË FACEBOOK