Kosovë
Ekskluzive: Partnerët e koalicionit i kërkojnë Avdullah Hotit anulimin e takimit ne Washington
Burime të Periskopit në partitë që janë në koalicion me LDK-në, kanë thënë se i kanë kërkuar kryeministrit Hoti që ta anulojë pjesëmarrjen në samitin e Uashingtonit. Nga Nisma për Kosovë, burimet kanë thënë se ‘Hoti duhet ta anulojë pjesëmarrjen në Uashington, pasiqë Kosova nuk përfaqësohet me delegacionin e plotë në samit, pa Presidentin Thaçi dhe të tjerët”…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka anauluar vizitën në Ëashington, ku parashihej të mbahej takimi i 27 qershorit. Për anulimin e vizitës së Presidentit të Kosovës, ka njoftuar edhe përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Mirëpo, Grenell ka njoftuar se në këtë takim do të shkojë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Mirëpo, a do të duhej kryeministri Hoti, të shkonte në këtë takim, apo do të duhej ta anulonte edhe ai pjesëmarrjen në këtë samit?
Reagimet e shumta që janë ngjallur në Kosovë, kanë të bëjnë në atë se sot Specialja paralajmëroi propozimin për aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, si dy nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo erdhi në një moment tejet interesant për Kosovën, kur Shtëpia e Bardhë, ftoi vendin tonë për takim me Serbinë.
Burime të Periskopit, kanë thënë se partnerët qeverisës të LDK-së, përkatësisht të kryeministrit Hoti, i kanë kërkuar atij që ta anulojë pjesëmarrjen në këtë takim.
“Nisma ka kërkuar që kryeministri ta anulojë pjesëmarrjen në këtë takim, duke qenë se atje duhej të shkonte edhe pjesa tjetër e delegacionit (Presidenti me bashkëpunëtorë”, ka thënë një burim i besueshëm në Nisma. Ndërkohë edhe nga AAK, Periskopi merr vesh se të njëjtën ia kanë kërkuar Hotit.
Kosova është dashur të përfaqësohej në Uashington përballë Serbisë nga Presidenti dhe Kryeministri, derisa Specialja nuk lëshoi kumtesën për propozim-aktakuzën ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Serbia në Uashington do të përfaqësohet nga Aleksandër Vuciq dhe Ana Brnabiq./Periskopi/





















