Connect with us

Sport

EFL konfirmon gjashtë raste me COVID-19 në Championship

Publikuar

EFL ka njoftuar se nga rezultatet e pranuara nga Championship, ku janë testuar futbollistë dhe staf i skuadrave, gjashtë lojtarë kanë dalë pozitiv, përcjell lajmi.net.

Lojtarët dhe stafi që kanë dalë pozitiv në COVID-19 do të vetë-izolohen sipas rregullave që janë vendosur nga EFL.

Me COVID-19 janë konfirmuar edhe dy raste në League One, ndërsa në League Two, nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

Kujtojmë se gjatë ditës një rast pozitiv është regjistruar edhe në Premierligë, duke mos u bërë i ditur emri i skuadrës dhe personit të infektuar.

Championship, që njihet si niveli i dytë anglez i futbollit, është planifikuar të rifillojë pas dhjetë ditësh, me Leeds United që është në rrugë të mirë për t’u rikthyer në Premierligë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK