Connect with us

Kosovë

Edi Rama do të takohet edhe me Albin Kurtin

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë për një vizitë dyditore në Kosovë, ku përveç krerëve të tjerë, ai pritet të takohet edhe me ish-kryeministrin, Albin Kurti.

Takimin mes Kurtit dhe Ramës e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se takimi do të mbahet në ora 17:00 në selinë e Vetëvendosjes.

“Po, do të takohen. Takimi do të mbahet në ora 17:00, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje”, konfirmoi Kryeziu për lajmi.net.

Përveç Kurtit, në një agjendë jozyrtare të publikuar nga mediet, Rama pritet të takohet me krerët më të lartë të institucioneve në Kosovë. 

NA NDIQ NË FACEBOOK