Sport
Edhe një skuadër franceze kërkon Zhegrovën

Sipas medies franceze, Le10Sport, Dijon ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Kosovës, përcjell lajmi.net.
Për Zhegrovën, ditëve të fundit është raportuar edhe për një interesim nga Nantes.
Zhegrova aktualisht është i huazuar në Zvicër te Basel, skuadër që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së tij në afatin e marsit, por që mund ta bëjë më së largu deri në qershor.
21 vjeçari është në pronësi të Genk, dhe për shërbimet e tij Dijon mund të ofrojë deri në katër milionë euro.
Këtë sezon në Superligën e Zvicrës, Edon Zhegrova ka shënuar dy gola./Lajmi.net/






















