Kosovë
Edhe një punëtor i KEK’ut infektohet me koronavirus

Sot në Skënderaj, konkretisht në fshatin Likoc është konfirmuar një rast me koronavirus e që i nëjti është punëtor i KEK’ut.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës, Bekim Jashari ka thënë se familja e të infektuarit janë në izolim shtëpiak.
Shkrimi i plotë i Jasharit:
Të dashur qytetarë,
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kemi një rast pozitiv me COVID-19 nga komuna jonë, gjegjësisht nga fshati Likoc.
I infektuari është punëtor në KEK dhe kështu person kontakt i të intektuarëve që punojnë në këtë koorporatë.
Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak.
Të dashur qytetarë, pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese.


















