Connect with us

Kosovë

Edhe dy të vdekur në Shqipëri nga koronavirusi

Publikuar

Të enjten pasdite kanë vdekur edhe dy të infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Sipas “oranews.tv”, një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka vdekur në spitalin infektiv. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera. Është njoftuar se ai ka pasur edhe katër sëmundje shoqëruese.

Në spitalin infektiv ka vdekur edhe një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, që ka vuajtur nga hipertensioni. Ajo ishte hospitalizuar ditë më parë dhe ishte në terapi intensive.

Numri i të vdekurve në Shqipëri nga pasojat e koronavirusit ka shkuar në 41, kanë raportuar mediat tiranase.

NA NDIQ NË FACEBOOK