Connect with us

Sport

Edhe Chelsea solidarizohet me vrasjen e George Floyd

Publikuar

Secili lojtar ishte në gju duke e formuar shkronjën H, derisa po u fotografonin në qendrën stërvitore

Futbollistët kishin veshur fanella me ngjyra të kaltër dhe të zezë, duke u kombinuar për soldarizimin me protestat që po mbahen aktualisht në SHBA, përcjell lajmi.net.

”Mjaft është mjaft. Ne jemi të gjithë njerëz. Të bashkuar jemi më të fortë.”, shkruhet nga futbollistët e Bluve në rrjetet sociale.

Floyd ishte vrarë nga policia në Minneapolis javën e kaluar, duke shkaktuar protesta në shkallë të gjerë dhe trazirat në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK