Connect with us

Kosovë

“Ec e bëhu trim”, Mustafa thotë se Specialja duhet të ndajë drejtësi, e jo të përzihet në dialog

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vënia e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë.

Sipas tij, gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë, ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur, njofton Klan Kosova.

“Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit”.

“Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”.

“Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim”.

NA NDIQ NË FACEBOOK