Connect with us

Kosovë

E zakonshme: Haxhi Shala kërkon të bëhet ministër

Publikuar

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala ka deklaruar sonte se ende nuk është i sigurt nëse do ta votojë Qeverinë Hoti.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Debat Plus’, Shala ka thënë se ‘njëherë është kundër Qeverisë Hoti’.

Periskopi nga burimet merr vesh se në fakt, deputeti i Nismës po kërkon ta udhëheqë një ministri.

‘Z. Shala po kërkon ta ketë një ministri në qeverinë e re’, i kanë thënë burimet Periskopit.

Ndryshe pas këtij informacioni nga burime të afërta me Nismën, Periskopi vlerëson se një gjë e tillë nuk është aspak i pazakonshëm e aq më pak i jashtëzakonshëm, duke qenë se pothuajse në të gjitha qeveritë, në momentet e fundit rritet pazari i votave, qoftë me emra të përvecëm për t’u bërë ministra, qoftë me shtimin e numrit të ministrive.

NA NDIQ NË FACEBOOK