Kosovë
E rriti si jetime, u fjalos me familjen dhe u kthye nga Gjermania: Kjo është rrethana që çoi në vrasjen e dyfishtë

Një vrasje dhe një vetëvrasje dyshohet se ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës. Viktima të këtij incidenti janë një 58 vjeçar dhe një 17 vjeçare.
I dyshuari del se ka pasur vetëm vetëm pak ditë që është kthyer në Kosovë nga Gjermania.
E gjithë kjo sipas deklaratës që e ka dhënë i vëllai i 17 vjeçares së ndjerë, qytetari me emrin Bajram
“Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se cka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo ishte gjetur pa shenja jete nga një familjare në shtëpi jo larg shtëpisë ku kishte jetuar për vite me radhë. I vdekur u gjet edhe 58 vjeçari.
“Rreth orës 4:30 në mëngjes ka ardhur ky kojshia e kish marrë motrën prej shtëpisë me zor. E kish marrë e kish qitë në shpinë e vet. Në ora 06:00 në mëngjes u çova me shku në punë, shoqja më tha që (A..) nuk është në shpi. Pastaj rreth orës 16:30 më ka thirrë djali i axhës në telefon e më tha që e kemi gjetë (A,…), por (R.B), ky kojshia e ka vra edhe ata edhe vetën”, ka deklaruar për portalin Indeksonline, Bajrami, vëllai i vajzës së mitur e cila u gjet sot e vdekur në një shtëpi në fshatin Vitomericë të Pejës.
Ai ka rrëfyer edhe rrethanën tragjike në të cilën ishin rritur duke qenë jetimë nga vetë i dyshuari për vrasjen, R.B.


















