Kosovë
E mllefosur Vjosa Osmani, i shkruan LDK’së: Dua t’i shoh votat që më shkarkuan

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, dhe deri në fundjavën e kaluar edhe nënkryetare e LDK-së, i është drejtuar partisë së saj me anë të një letre, duke i kërkuar qasje në procesin e votimit që çoi në shkarkimin e saj.
Në letrën dërguar Kryesisë së LDK’së, Osmani kërkon t’i jepet dokumentacionini që dëshmon rezultatet e votimit dhe evidencën e secilës votë veç e veç.
Letra është dërguar më datë 25 qershor.
“Duke qenë subjet i procesit të votimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përmes kësaj shkrese kërkoj të ma dërgoni gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit tim, përfshirë këtu rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të KP të LDKsë”.
Kjo letër e Osmanit vjen, pasi fundjavën e kaluar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një letre dërguar Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie propozoi shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK dhe zgjedhjen në vend të saj të Advullah Hotit, raporton Reporteri.























